Luis Suarez është treguar shumë emocional në fitoren ndaj Valladolidit.
Suarez shënoi golin e fitores ndaj Real Valladolid ku më pas “Los Colchoneros” u shpallën kampionë të La Ligas.
34 vjeçari shënoi 21 gola dhe ishte njëra nga figurat kryesore të rrugëtimit të Atletico Madridit për titullin kmapion.
Pas ndeshjes ai deklaroi se është i lumtur që kur Barcelona e largoi Atletico i hapi dyert për ta dëshmuar vetën dhe për këtë do të jetë gjithmonë falënderues klubit.
Ai pas ndeshjes u pa duke folur me familjen e tij, ku nuk mundi të përmbahej nga emocionet dhe koha e vështirë këtë sezon që ka kaluar.
Më poshtë mund të shikoni videon e plotë të Suarez.