Përplasi për vdekje “Ruken” në Burrel, arrestohet pas 8 orësh shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel.

Jurgent Gjinaj, drejtuesi i mjetit të llojit ‘Mercedez Benz” që përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel, është vënë në pranga tetë orë pas ngjarjes.

Mësohet se Gjinaj është gjurmuar nga efektivët e policisë dhe pas disa orësh operacion, është bërë e mundur prangosja e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme. Gjinaj përplasi 59-vjeçarin e identifikuar si Haqif Rukja, i cili po ecte në rrugë.  Rukja u dërgya në spital por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Shtuar 22.05.2021 20:36