Kampion i La Ligas, Suarez: Barcelona më largoi dhe Atletico më hapi dyert që ta dëshmoj veten

Luis Suarez është shfaqur tejet emocional pas triumfit në La Liga.

Suarez shënoi golin e fitores ndaj Real Valladolid ku më pas “Los Colchoneros” u shpallën kampionë të La Ligas.

Uguguajani shënoi 21 gola në këtë sezon për ta ndihmuar skuadrën që të fitojë titullin.

Pas ndeshjes, ai u shpreh tejet i kënaqur me fitoren e titullit, ku falënderoi familjen, miqtë dhe u përkujdes të kujtonte se Barcelona e largoi atë vetëm për Atleticon që t’i jap shans për ta dëshmuar vetën.

“Puna ime është ta nihmoj skuadrën, duke shënuar gola apo në çfarëdo mënyrë të mundshme”, tha ai.

“Atletico Madridi pati një vit fantastik pavarësisht vështirësive të cilat patëm në një fazë të La Ligas. Ne jemi kampionë!”, shtoi ai.

“Pjesa e parë nuk ishte normale nga ne, por ne ishim të përgatitur të vuanim si skuadër”, tha Suarez.

“Barcelona më largoi dhe Atletico më hapi dyert për të dëshmuar vetën sërish”, përfundoi Luis Suarez.

Ky është titulli i parë i Atletico Madrid që gjashtë vite në La Liga, herën e fundit ata u shpallën kampionë në vitin 2014.


Shtuar 22.05.2021 20:27