“Nuk duan t’ia dinë për Kosovën”, Balla për opozitën: E përdorin si “mish për top” që të godasin kryeministrin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se qeveria shqiptare është gjithmonë në krah të popullit të Kosovës, por nuk duhet harruar që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe duhet që të jetë në të njëjtën linjë me Aleancën Euro-Atlantike.

Balla: Ndjej keqardhje që kemi ende në këtë sallë që frymëzohen nga politikanë që sapo hynë (Berisha) dhe që një gjë të gjithë e dimë, as nuk duan t’ia dinë për Kosovën, as nuk duan t’ia dinë për Shqipërinë, por i duan për tu stërhumbur përsëri këtu mes nesh për debatin politik të ditës dhe për ta përdorur Kosovën tonë të dashur mish për top për të gjuajtur kryeministrin dhe Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë dyshim, është gjithmonë pranë popullit të Kosovës dhe interesave të Kosovës shtet. Por mos harroni që jemi një vend anëtar i NATO-s. Shqipëria duhet të jetë në të njëjtën linjë me Aleancën. Kosova ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e ka.

/Albeu.com. 


Shtuar 15.06.2023 12:04