Në kërkim ndërkombëtar për masakrën e Velipojës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e djeshëm.

Ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet si i përfshirë në msakrën e Velipojës në vitin 2021.

Shqiptari i kap në një hotel në Mosano Adriatico dhe gjithashtu bëhet me dije se ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë bëhet me dije se gjithashtu pritet të merret vendimi për ekstradimin e tij.

Si ndodhi masakra e Velipojës:

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 27 qershorit 2021 pas një konflikti për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë.

Katqr persona mbetën të vrarë dhe dy u plagosën në konfiktin mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku.

Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.

Konflikti shkoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli edhe ngjarjen tragjike.

 


Shtuar 10.06.2023 18:28