Kancelari gjerman i hapur për negociata me Rusinë: Së shpejti do të bisedoj me Putinin

Kancelari gjerman, Olaf Scholtz, ka deklaruar se ka në plan të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Së shpejti dua të flas sërish me Putinin”, është prehur kancelari gjerman gjatë fjalës së tij në Kongresin e 38-të të Kishës Protestante Gjermane në Nuremberg. Scholz tha se ka folur me Putinin menjëherë pasi presidenti rus urdhëroi një pushtim ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Pas kësaj deklarate të pranishmot në konferencë herë pas here thërrisnin “negocio me Putinin”.

Soltz u përgjigj duke ngritur zërin: “Mirë, le të negociojmë. Pyetja është: kush negocion me kë dhe për çfarë”.

Kancelari gjermane kishte përshkruar më herët parimet e qëndrimit të Berlinit ndaj luftës në Ukrainë , duke vënë në dukje se përshkallëzimi i armiqësive duhet të parandalohet./albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 13:40