Tirana u mund në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Egnatia me shifrat 0-1. Sikur të mos mjaftonte kampionati i humbur në fund, bardheblutë dolën duarbosh edhe në Kupë. Pas sfidës, trajneri i Tiranës, Orges Shehi nuk fshehu dot zhgënjimin.
“Finale e vuajtur. Ajo situata e Ballshit na solli të përgjysmuar këtu, luajtëm 100 minuta me 10 lojtarë, edhe pa zëvëndësime. Skuadra meriton komplimentat, një sezon mes vështirësive ku ishim në garë për të dy trofetë dhe nuk fituam asnjë piëkrisht nga ajo ndeshje me Ballshin.
E ardhmja? Nuk është çështje leku, jam shumë i vrarë për të gjetur forca për ta nisur nga e para. Kjo është ajo që më shkatërron shumë. Nuk di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. I falenderoj djemtë, 100 minuta me 10 vetë, me njdeshje çdo 3 ditë. Nuk kemi patur as alternativa. Djemtë treguan se sakrifikojnë dhe japin më të mirën e tyre. Jemi krenarë për atë që kemi bërë por cikli është për të gjithë. Siç jam unë i dërrmuar, janë edhe lojtarët. Sezoni i ri vjen shpejt, pas një jave por duhet shumë për të gjetur forcën për t’u rikthyer.
Kemi dalë kampion, aventurë e mbyllur nuk mund ta them tani. Edhe sot falenderoj ato tifozë që ishin këtu, edhe ato që e panë nga shtëpia. Dhimbje e madhe dhe duhet një forcë e madhe për të rifilluar duke ditur gjendjen e lojtarëve dhe dënimet” – tha ai.