VIDEO/ Joe Biden rrëzohet gjatë ceremonisë së diplomimit

Presidenti Joe Biden është përballur me një incident ditën e sotme pasi u rrëzua në skenë. Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit të Akademisë së Forcave Ajrore në Kolorado.

Biden ra pranë podiumit dhe u ndihmua shpejt nga personat e pranishëm për tu ngritur.

Ndërsa presidenti u ndihmua të ngrihej, ai tregoi me gisht pas tij se çfarë e pengoi. Drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt shkroi në Tëitter se presidenti ishte mirë.


Shtuar 1.06.2023 22:18