Sulm me thikë në një shkollë në Suedi, tre të plagosur

Disa njerëz u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë në qytetin suedez të Eskilstuna, sipas mediave të vendit nordik.

“Është e vërtetë që një krim i rëndë ndodhi në Eskilstuna”, tha një zëdhënës i policisë për TV4, siç raportohet nga Reuters.

Sipas informacioneve të fundit nga Media Ndërkombëtare, në orën 12:45 është marrë një telefonatë në polici për një krim të rëndë. Për momentin, disa makina patrullë policie ndodhen në zonën e Munktelarenan, ndërsa zona është e rrethuar. Sipas informacioneve, disa studentë kanë mbetur të plagosur dhe të paktën tre persona janë dërguar në spital. Policia nuk ka dhënë ende detaje dhe nuk ka asnjë të arrestuar për momentin.

Siç raporton Daily Mail, studentët ishin në një udhëtim shkollor në një objekt sportiv lokal kur shpërtheu një sherr mes dy bandave. Arsyet e sulmit mbeten të paqarta.


Shtuar 1.06.2023 14:54