Vrasje për fjalën e gojës, 58-vjeçari ishte i dehur kur goditi kunatën me sëpatë: Më shau!

Alma Qejvani është 44-vjeçarja që u vra në mënyrë tragjike mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma u qëllua për vdekje me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi, teksa ishte në rrugë.

Mësohet se Tefik Tashi ishte i dehur kur kreu krimin makabër.

Ai, pasi u arrestua nga policia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte sharë.

Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares.

Tashi pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur./Albeu.com.


Shtuar 17.05.2023 16:09