Krim në famlje, detaje nga vrasja në Elbasan, kunati qëlloi me sëpatë motrën e gruas në rrugë, autori u arrestua “rastësisht”

Alma Qejvani është 44-vjeçarja që u vra në mënyrë tragjike mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma u qëllua për vdekje me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi, teksa ishte në rrugë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes e as motivi që çoi autorin në këtë krim makabër.

Si u arrestua autori

Autori u kap nga policia në Bradashesh duke ecur, ndërsa në dorë mbante sëpatën të mbuluar me gjak.

Policia bën me dije se ishte më terren për të arrestuar autorin që plagosi sot me armë ish-kreun e PD-së në Peqin, Diell Çela.

Por gjatë kontrollit efektivët hasën një person të dyshimtë me sëpatë në dorë, Tefik Tashin. Policët u vunë në ndjekje të tij e për pasojë arrestuan Tefik Tashin, banues në fshatin Shirgjan.

Aty policia u vu në dijen të vrasejs së 44-vjeçares në Kusarth./albeu.com/


Shtuar 17.05.2023 15:08