Bie suvaja e tavanit në një qendër votimi, lëndohen dy vëzhgues në Stamboll

14 Maji nuk është vetëm dita e zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe në Turqi. Atje po zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe gjatë procesit të votimit është regjistruar një incident.

Në një nga qendrat e votimit, në një shkollë të mesme në Umraniye në Stambull, ka rënë suvaja e tavanit, duke dëmtuar dy persona (vëzhgues)  të cilët u transportuan në spital.

Pas incidentit, votimi ka vijuar normalisht./albeu.com


Shtuar 14.05.2023 16:03