E quajti fanse, Balina Bodinaku i përgjigjet Arbanës: Nuk mund ta marr seriozisht, ç’më ka thënë jashtë (VIDEO)

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.

Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:

“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.

Por nga ana e Balinës nuk mungoi një koment. Nëpërmjet një video në profilin e saj në Instagram, Balina shprehet:

“Në lidhje me komentin e Arbanës, unë personalisht e kam të vështirë ta marr seriozisht, pasi ka qenë vetë Arbana ajo që më ka ftuar për të qenë sërish pjesë e BBV 2, si opinioniste. Kshuqë në rrethana të tjera, mbrëmë do më kishte pasur në stduio. Kështu që qetësohuni, them se ka qenë shaka”, shprhehet Balina.

“Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”, shkruan ne nje tjetër postim ish-opninionistja.


Shtuar 14.05.2023 15:43