Abuzuan s*ksualisht me të miturën në Mirditë, burg për 5 autorët

Gjykata ka lënë në burg 5 autorët që abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren në Mirditë. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Lezhës për Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, të cilët akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë.

Ngjarja në fjalë u bë publike disa ditë më parë, ku personat e lartpërmendur, abuzuan në grup me adoleshenten.

Kujtojmë se ditën e djeshme, babai i vajzës ka folur për mediat, ku tha se dy prej abuzueve janë kushërinj të tyre, ndërsa me të tjerët njiheshin dhe se kishin hyrje-dalje.

“Artani ishte i pari që abuzoi me gocën. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë. E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda. Ka kryer marrëdhënie me të dhe pastaj e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani. Adrianin dhe Artanin i kemi kushërinj”, rrëfeu ai./albeu.com

Vijon…


Shtuar 20.05.2021 13:51