Çmontohet banda shqiptare në Spanjë, policia zbulon plantacionet me marijuanë

Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një megaoperacion për të shkatërruar një bandë kriminale shqiptare për trafikimin e drogës në provincën e Tarragona.

Si paosjë e operacionit disa mujor kanë rënë në panga 19 persona, pjesëtarë të bandës, shumica prej tyre shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër rusë.

Mediet spanjolle bëjën me dije se policia gjeti plantacionet e marijuanës, për të cilat banda shqiptare kujdesej në detaj. Në megaoperacioni morën pjeë 200 agjentë të Gardës Civile dhe policisë lokale, si dhe grupi speciale me helikopter.

Megaoperacioni i koduar “Oasis Tarragon” nisi tetorin e kaluar. Në kuadër të operacionit janë kontrolluar gjashtëmbëdhjetë banesa.
Janë sekuestruar gjithsej 11.127 bimë marijuanë, dhe 11.745 euro cash./albeu.com/ 

 

 


Shtuar 27.04.2023 09:50