Shefat e policive të kryeqyteteve evropiane mblidhen në Tiranë, Rrumbullaku: Sulmet kibernetike shqetësim serioz

Shefat e policive të 43 kryeqyteve evropiane janë mbledhur sot në Tiranë, në kuadër të konferencës për thellimin e bashkëpunimit për të rritur parametrat e sigurisë mes vendeve.

Në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se sulmet kibernetike janë një shqetësim serioz për vendin tonë dhe në mbarë botën dhe se për këtë duhet një bashkëpunim më i thelluar mes vendeve evropiane.

Më tej Rrumbullaku tha se një ndër prioritte e policisë është edhe lufta kundër krimit të organizuar.

Rrumbullaku: Sot jemi mbledhur për një bashkëpunimi me partenrët tanë. Lufta e krimit të organizuar do të jetë përparësi. Sulmet kiberenetike një shqetësim serioz. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë. Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi.

/albeu.com/