Prokurorja e New York-ut thotë se hetimi ndaj Trump tani është “kriminal”

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut thotë se po heton Organizatën Trump “në një cilësi kriminale”.

Një zëdhënës i prokurores të lartë të shtetit, Letitia James, tha se hetimi në kompaninë e pronave të Trump nuk ishte ‘thjesht civil”.

James ka shqyrtuar me vëmendje marrëdhëniet financiare të ish-presidentit republikan para se të merrte detyrën. Trump mohon keqbërjen dhe thotë se hetimi nga një prokuror demokrat është një hakmarrje politike.

Zëdhënësi i James, Fabien Levy, tha për BBC të martën: “Ne kemi informuar Organizatën Trump se hetimi ynë mbi ta nuk është më thjesht i natyrës civile. Tani jemi duke hetuar në mënyrë aktive Organizatën Trump në një kapacitet kriminal, së bashku me Manhattan DA. Ne nuk kemi asnjë koment shtesë”.

Në deklaratë nuk tha se çfarë e ktheu hetimin nga civil në natyrë kriminale, ose nëse ish-presidenti vetë mund të përfshihej personalisht në ndonjë akuzë./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 08:20

Tags: ,