Po “fluturonte” me shpejtësi! Aksident në Thumanë, një person përfundon në urgjencë

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije se një person është aksidentuar në rrethrrotullimin e Thumanës mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se makina në fjala ka qënë në shpejtësi dhe është përplasur duke dalë jashtë rruge.

Makina ishte duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të vendit të aksidentit të Gjoremit i cili ndodhi pak orë më herët. I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes. /albeu.com/

 


Shtuar 19.05.2021 08:20