DETAJET/ Zbardhen emrat! Nxirren nga uji dy viktimat në Milot, dyshohet për një të tretë (VIDEO)

Janë zbardhur detajet e fundit nga aksidenti i rëndë në aksin Milot -Mamurras, i ndodhur gjatë natës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës, dhe ka përfunduar në kanal me ujë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave.

Ndërsa kërkimet po vijojnë ende për shkak se dyshohet se një tjetër person ka humbur jetën.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Shtuar 19.05.2021 08:16