Zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi: Edhe nëse fitoj nuk mund t’i siguroj qytetarëve 24 orë ujë të pijshëm

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se edhe nëse zgjidhet kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit, nuk do mundet t’i sigurojë kryeqytetit 24 orë ujë të pijshëm.

Në emisionin “Bardh a Zi”, Këlliçi u shpreh se kjo nuk mund të realizohet brenda një mandati.

Vëre gishtin ku të duash në Tiranë, nëse gjen një familje që thotë, ka më shumë se një, dy apo maksimumi tre orë në ditë ujë të pijshëm. Kjo më ka dalë në çdo njësi, në çdo takim të Tiranës. Përkundrazi, më ka dalë në zonat rurale, nuk kanë lidhje fare me rrjetin. Në pallatet “Çabej” në zonën e “Kombinatit”, nuk janë fare të lidhur në rrjet dhe e marrin ujin me pus. Unë nuk e bëj dot Tiranën 24 orë në ditë me ujë të pijshëm, sepse nuk bëhet dot brenda një mandati”, theksoi ai.


Shtuar 5.04.2023 22:59