Destinohej për në Turqi, sekuestrohen 2.3 tonë kokainë e paketuar në formë pllakash

Autoritetet në Peru sekuestruan 2.3 tonë kokainë, të ambalazhuar në mënyrë që lënda narkotike të dukej në formën e pllakave.

Kokaiana kishte destinacion Turqinë, ndërsa vlera e saj llogaritet të arrijë një ccmim tregu të paktën 20 milionë dollarë.

Operacioni anti-drogë u krye të premten e kaluar në një magazinë në portin më të madh të Perusë , El Cayao.

Ky është rasti i parë, me sa dimë, që (ngarkesa e drogës ishte) në një port peruan dhe destinacioni i saj përfundimtar ishte Turqia. Zakonisht destinacionet janë Belgjika, Holanda, Spanja dhe Franca”, tha shefi i policisë në Cayao , Luis Ángel Bolaños.

Gjatë një konference për shtyp, policia prezantoi një pjesë të sasisë së sekuestruar të drogës , e cila ishte paketuar në formën e pllakave qeramike që ishin ngarkuar në një kontejner./albeu.com/ 


Shtuar 28.03.2023 09:03