Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Rrëshen. Burime bëjnë me dije se dy fise janë konfliktuar deri në përdorimin e armëve.
Konflikti ka ndodhur mes fiseve Reçi dhe Bardhi. Fillimisht ata janë konfliktuar dhe më pas kanë qëlluar me armë.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit./albeu.com/