Teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e mashtruesit më të madh turk Faruk Fatih Özer, themeluesit dhe menaxherit të kripto-monedhave turke Thodex, autoritetet janë vënë pas edhe tre bashkëpunëtorëve të tij.
Deri më tani, dyshohet se Faruk Fatih Ozner fshihet në vendin tonë i fshehur në Tiranë ndqëkohë që në Turqi janë duke u kërkuar bashkëpunëtorët e tij.
Mësohet se policia turke po kërkon që të arrestojë, zhvilluesin e softuerit Oral Çinar, Rana Azap që punon në departamentin e financave dhe Zuhal Özer, gruaja e vëllait Güven Özer, i cili është ndër të dyshuarit e arrestuar.
Dyshohet se Özeri fshihet në shtëpi të fshehta të përdorura nga organizata të paligjshme dhe mafia shqiptare, ku si shpërbllim u jep pjesë nga shuma e parave që ka sjellë me vetë nga Turqia.
Ka dyshime se Ozer ka lidhje me mafien dhe plani i arratisjes është i mirëmenduar dhe i kryer në bashkëpunim me mafien shqiptare. Këto dyshime vijnë pas Ozer u prit në Tiranë nga një çift që në fillim e sistemuan në hotel të arratisurin e më pas në shtëpi private.