Para se të bëni screenshot në mesazhe, duhet të kuptoni këto gjëra

Ti hap Instagramin me qëllimin e vetëm për të rilexuar sërish mesazhet në DM me ish-in. Ndoshta e ke keqkuptuar prandaj ka nevojë për një screenshot që ta analizoni bashkë me shoqet bisedën. Pastaj, brenda sekondash reflekton dhe mendon që bërë gafën më të madhe të jetës. Po sikur t’i ketë shkuar njoftimi i screenshot-it tënd?

Skenari më i keq i mundshëm, por para se t’ju nisë ankthi për gjithë ç’keni bërë deri tani, qetësoheni. Ish-i juaj nuk do ta dijë kurrë që ti vazhdon analizon bisedat, të paktën jo në këtë rast.

Duke qenë se Instagrami ndryshon thuajse çdo javë është e rëndësishme të qëndroni të përditësuar. Nëse fotografoni një bisedë, një postim, një reels apo Story personi tjetër nuk do të njoftohet, por kujdes. Një video apo foto e dërguar në DM po. Nëse dikush bën screenshot foton që keni dërguar në inbox jo vetëm që do të njoftoheni për veprimin, por mund të shihni me saktësi kohën kur është parë fotoja dhe kur është bërë screenshot për t’u dërguar diku tjetër.

Nëse klikoni mbi foto dhe e mbani shtypur për pak do t’ju dalë opsioni për të parë me kujdes çdo detaj, prandaj herën tjetër kur të dërgoni apo merrni foto/video interesante jini të vëmendshëm.

Shtuar 17.05.2021 06:05