E trishtë, ndahet nga jeta ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit

Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë i policisë, Gjergji Jorgo.Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, e cila shpreh ngushëllimet për familjarët e policit.

Gjergji Jorgo ka ngjitur shkallët e karrierës nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë.

Ai ka mbajtur postet e Inspektorit, Shefit të Komisariatit, Zv/Drejtorit deri në Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë.

Tronditës lajmi i kombshëm për ndarjen e beftë dhe të parakohshme të Drejtuesit të Parë Gjergji Jorgo.

Kolegu dhe miku jonë, i shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm Policisë së Shteti nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013 me largimin e padrejtë nga detyra.

Gjergji ka ngritur shkallët e karrierës së tij policore përmes performancës së tij në mënyrë graduale nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Me pozicione të ndryshme si më kryesore: Inspektor, Shef Komisariati, Zv/Drejtor deri në Drejtor i Policisë Qarku Korçë.

Humbëm sot një qytetar, koleg, mik, profesionist dhe familjar model.

I shprehim ngushëllimet më të ndjera Zonjës së tij Juli, vajzës Elona dhe djalit Gerti. Ngushëllime gjithë të afërmve dhe miqve të tij.

Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!

Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim.


Shtuar 6.03.2023 17:07