Largimi i Suarezit i kushtoi Barçës me titull

Luis Suarez shënoi golin më të rëndësishëm në fanellën e Atletico Madridit.

Sulmuesi uruguajan realizoi golin e fitores 2-1 kundër Osasunës për ta mbajtur dy pikë distancën me Real Madridin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Ndërsa Barcelona zyrtarisht është jashtë garës për titull. Largimi i Luis Suarez po del të jetë vendim i gabuar i katalunasve.

Para dy muajsh, Suarez kishte deklaruar se mendon që arsyeja pse Barça e largoi nga skuadra, ishte partneriteti dhe shoqëria e ngushtë me Leo Messin.


Shtuar 16.05.2021 20:58