Barcelona e bën “baltë”, del jashtë garës për titull (VIDEO)

Barcelona është mposhtur në Camp Nou 1-3 nga nga Celta Vigo duke dalë jashtë garës për titull.

Lionel Messi realizoi i pari, por miqtë barazuan shpejt shifrat në 1-1 me golin e Santi Minas 38’.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Në minutën e 83-të, Cristian Lenglet e mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga takimi.

Kur po kalonte minuta e 89-të, Santi Mina përmbysi shifrat për 2-1, duke i dhënë fund shpresës së Barcelonës për titull.

Pas javës së, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 76 pikë, dhe gara për titull është tani vetëm mes Atletico Madridi me 83 dhe Real Madridi me dy më pak.


Shtuar 16.05.2021 20:38