Si do të hyjnë në garë kandidatët e primareve? Çfarë po diskutohet në mbledhjen e thirrur nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar, për të diskutuar se si do të hyjnë në garën e 14 majit kandidatët e dalë nga primaret.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ditën e premte për të rikthyer në gjykatën e shkallës së parë çështjen e “vulës”, ka rihapur edhe njëherë diskutimet se si do të regjistrohen kandidatët e primares, duke parë situatën akuale politike mes grupit të Berishës dhe atij të Alibeajt.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, i jep të drejtë grupimit të Alibeajt që të regjistrojë në KQZ kandidatët nën logon e PD, ndërsa ata të primareve duket se duhet të kërkojnë të tjera alternativa, pasi një bashkim mes dy grupeve duket ende larg.

AlbEu. com mëson se aktualisht në mbledhje po diskutohen dy alternativa, një ëhstë ajo që kandidatët të regjistrohen nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ku përfshihet PL dhe forca të tjera opozitare, njësoj si në zgjedhjet e 6 marsit, e cila ka dhe mbështetjen e shumicës së anëtarëve të pranishëm.

Ndërkohë në sitkutim ëhstë hedhur edhe ideja që kandidatët e primareve të regjistrohen në garë si të pavarur, por kjo nuk ka mbështetje.

Gjatë takimit të sotëm Berisha u shpreh se porositi strukturat që të aktivizohen më shumë në këtë kohë, dhe se se revolucioni paqësor nuk do të ndalet.

/AlbEu.com/


Shtuar 5.03.2023 18:57