Ky është momenti i ekzekutimit të ish-boksierit 58-vjeçar grek jashtë mensës në Metamorfosi në Greqi.
Në pamje, shfaqet momenti kur boksieri bie i vdekur nga zjarri i plumbave të ekzekutorëve të tij përpara mensës në Metamorfosi.
Vrasja ndodhi menjëherë pas 22:30, kur 58-vjeçari mbërriti atje dhe u ndal me motoçikletën e tij. Pastaj, nga drejtim të kundërt, mbërriti një motor me dy persona në bord. Pasagjeri nxori armën dhe e qëlloi të paktën tre herë, një herë në gjoks dhe dy herë në kokë. Autorët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Departamentit i Vrasjeve, i cili po heton çështjen, mendon se ekzekutimi i 58 vjeçarit është bërë për larje hesapesh të krimit të nëndheshëm.