Trafikonin emigrantë me gomone drejt Bitanisë, arrestohen 3 shqiptarë

Policia angleze ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen se kanë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme emigrantë drejt britanisë së madhe me gomone, duke i sjellë nga belgjika.

Mediat vendase raportojnë se mës të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë të moshës 44 dhe 48 vjeç të cilët u arrestuan në Notingham, një irlandez u arrestua në Buckinghamshire, raporton AlbEu.com.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 51-vjeçar shqiptar i cili akuzohet si bashkëpunëtor në emigracionin e paligjshëm. Hetuesit akuzojnë 3 shqiptarët se kanë blerë një gomone dhe e kanë përdorur atë për udhëtimet nga Belgjika drejt Britanisë, ndërsa emigrantët i zbarkonin në Margate, në Kent.

Të gjithë shqiptarët dyshohet se janë pjesë e një bande që merrej me trafikim klandestinësh. Ky operacion vjen pak pas arrestimit në Belgjikë të dy personave më 30 tetor 2022, të cilët ishin si pjesë e rrjetit. 12 emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.

/AlbEu.com/


Shtuar 28.02.2023 17:37