Angela Merkel bën blerjet e mëngjesit, “kapet mat ” duke dalë nga furra e bukës

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është “kapur mat”nga paparacët duke bërë blerjet e mëngjesit në një furrë buke në një lagje në qendër të Berlinit.

Ajo që vërehet nga fotoja, është se pavarësisht se e ka lënë politikën, -Merkel vijon t’i qëndrojë besnike stilit të saj me xhaketa dhe pantallona.

Merkel, e cila u tërhoq nga politika pas 16 vitesh në pushtet pas zgjedhjeve në Gjermani të shtatorit 2021, ia dorëzoi zyrtarisht frenat Olaf Scholz-it të Social Demokratëve .

Megjithatë, ish-liderja konservatore ka thënë për largimin e saj nga politika se kishte ardhur “koha për një qasje të re” për shkak të mungesës së progresit nga qeveria e saj jo vetëm në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi./albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 17:43