Plagosi me thikë 52-vjeçarin në Vlorë, policia arreston autorin

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë të 52-vjeçarit në Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 24.02.2023 17:43