Një ëngjëll për Juventusin. Ishte pikërisht Angel Di Maria shpëtimtari i Juventusit sot në ndeshjen e kthimit në 1/16 e Europa League ndaj Nantes në Francë, me bardhezinjtë që fituan 0-3.
Të 3 golat u shënuan nga Di Maria, i cili ishte në një formë të jashtëzakonshme sonte. Goli i parë ishte një goditje spektakolare e argjentinasit, ndërsa i dyti erdhi nga pika e bardhë. Për të 3-tin e tij, u nevojit konfirmimi i VAR. Takimi i parë kishte përfunduar 1-1, me “Zonjën e Vjetër” që shkon tutje.
Lazio menaxhoi më së miri fitoren 1-0 në Itali ndaj CFR Cluj në Conference League, teksa sonte në Rumani u mjaftua me një sfidë ku s’pati gola.