Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është absurde dhe mizore dhe bëri thirrje për armëpushim dhe negociata.
Gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore, Françesku e quajti atë një “përvjetor të trishtuar” dhe tha se ishte afër popullit të martirizuar ukrainas.
Papa shtoi se fitorja e vërtetë në Ukrainë nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja.
“Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar”, tha ai.
“Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa.
Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andrii Yurash, mori pjesë në audiencë së bashku me një delegacion zyrtarësh ukrainas.
“Zoti i faltë kaq shumë krime dhe kaq shumë dhunë. Ai është Perëndia i paqes. Le të qëndrojmë pranë popullit martir ukrainas që vazhdon të vuajë”, tha Papa Françesku . /albeu.com