Pamje rrëqethëse vijnë nga zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Në zonën e Hatay qytetarët kanë vendoosur tollumbace shumëngjyrëshe në rrënojat e ndërtesave të shembura, si simbol për jetët e humbura të fëmijëve nga tërmeti shkatërrues që tronditi mbarë botën.
In memory of the children who lost their lives, they hung balloons over some of the debris…
— Tansu YEĞEN (@TansuYegen) February 18, 2023
Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka kaluar 46 mijë, raporton Al Jazeera.
Ekipet turke të shpëtimit vazhduan të kërkojnë sot rrënojat, megjithëse shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta.
Ekspertët thonë se numri më i madh i të mbijetuarve duhej të shpëtohej brenda 24 orëve pas tërmetit.
Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter./Albeu.com