“A të mungon Kiara?”, fansat pyesin live Butrin Imerin (VIDEO)

Këngëtari Butrint Imeri ka mbajtur një koncert me rastin e 17 shkurtit në Brescia të Italisë. Ai ka performuar para fansave të tij shqiptarë në Itali, këngët e tij më të suksesshme ndër vite.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by THUMB SHOWBIZ (@thumbshowbiz)

Butrinti kohëve të fundit është kthyer në një prej personazheve më të përfolur ditëve të fundit në media, kjo pasi ish-e dashura e tij Kiara Tito është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Butrinti dhe Kiara janë komentuar gjatë për romancën e tyre, por nuk e pranuan kurrë dhe nuk folën rreth saj kur ishin bashkë. Pasi kanë kaluar rreth 5 vite nga ndarja e tyre ata kanë bërë dashur-padashur historinë kryefjalë të mediave.

Në koncertin e fundit të Butrint Imerit dikush ka bërë një pyetje mjaft provokuese për këngëtarin nga Kosova. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihet se si ata kanë shkruar në telefon pyetjen “A të mungon Kiara”. Gjithsesi nuk kanë marrë një përgjigje, pasi Butrinti ka vijuar performancën.


Shtuar 19.02.2023 11:34