Presidenti amerikan Joe Biden reagoi për tre balonat e rrëzuara nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe tha se nuk i përkasin Kinës, por edhe se nuk kanë ardhur nga hapësira, aq më pak më nga alienët.
Presidenti amerikan u përpoq të sqaronte situatën dhe vuri në dukje se pret të flasë me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
“Ne nuk po kërkojmë një luftë të re të ftohtë”, tha ai.
Ai gjithashtu nuk tha se kur do të fliste me Xi, por tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të zhvillojnë bisedime diplomatike me Kinën për këtë çështje.
“Ne nuk e dimë ende saktësisht se cilat ishin këto tre objekte, por nuk ka asgjë në këtë moment që të sugjerojë se ato kishin lidhje me programin kinez të balonave të spiunazhit ose ishin automjete vëzhgimi nga ndonjë vend tjetër”, tha ai më pas.
Sipas agjencisë Reuters, shërbimet sekrete besojnë se të tre objektet ishin me gjasë balona nga kompani private, institucione argëtimi ose kërkimi.
Vihet re se Joe Biden deri më tani është kufizuar në disa komente publike për objektet fluturuese të paidentifikuara që u rrëzuan pas balonës kineze, por ai theu heshtjen e tij pas fluksit të vazhdueshëm të anëtarëve të Kongresit që kërkonin më shumë informacion. Ai tha se agjencitë e inteligjencës po hetojnë ende incidentet për të mësuar më shumë rreth tre objekteve të paidentifikuara që u rrëzuan: një mbi Alaskë, një mbi Kanada dhe një i tretë që përfundoi në ujërat e liqenit Huron. /albeu.com