Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Lindita Nikollës

Është rrëzuar kërkesa e 28 deputetëve të PD-së për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

78 deputetë në Kuvend votuan kundër shkarkimit, 3 pro, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Në raportin e firmosur dhe dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, nga 28 deputetë demokratë u dhanë  disa pika mbi të cilat referohej  kërkesa e tyre.

Sipas PD-së, Nikolla nuk ka respektuar procedurat parlamentare, duke shkelur kështu Kushtetutën, me mohimin e të drejtës së fjalës për opozitën.

Në seancën e sotme parlamentare, Nikolla iu përgjigj demokratëve dhe tha se ajo gjithmonë ka ndjekur një politikë me të gjithë deputetët pavarësisht përkatësisë politik

/albeu.com/