Çfarë po ndodh në botë? Tërmet me magnitudë 6.1 në Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot Zelandën e Re me një epiqendër afër Wellington.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 48 kilometra, njofton shërbimi sizmologjik i vendit Geonet.

Sipas Geonet, epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra larg qytetit Paraparaumou.

Një banor vendas tha për Reuters se ndjeu një dridhje të fortë që zgjati disa sekonda në kryeqytetin Wellington.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një gjysmërreth 40,000 km në nën sipërfaqen e të cilit takohen pllakat tektonike dhe ku aktiviteti vullkanik dhe sizmik është jashtëzakonisht intensiv.

Tërmeti pasoi ciklonin Gabrielle, i cili përshkoi ishullin e Veriut këtë javë dhe la katër të vdekur, më shumë se 10,000 të zhvendosur dhe shkatërrim të gjerë.

Kujtojmë se lëkudjet e tërmetit kanë qenë të shpeshta javët e fundit, me Turqinë dhe Sirinë që kanë regjistruar mbi 41 mijë viktima nga lëkundjet e fuqishme, në më shumë se një javë më parë./albeu.com


Shtuar 15.02.2023 09:11