Mes thumbave dhe lavdeve, Monika Lubonja dërgoi një mesazh për Arjola Demirin

Monika Lubonja ka qenë mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”. Pas ngacmimeve apo rrëfimeve të sinqerta në emision, Monika ka vazhduar të qëndrojë po aq e sinqertë deri në fund të tij.

Në sfidën e fundit, të ftuarit ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhen pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen, u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.

Këtë herë ishte radha e Monikës, e cila nuk hezitoi të mos reagonte për pyetjen, duke shpëtuar të mos të lagej nga goja e “luanit” duke dhënë një përgjigje të plotë.

Pyetja për Lubonjën ishte: “Monika, kohët e fundit është përfolur për shumë thumba e replika mes teje dhe personazheve shqiptarë VIP, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam një emër personazhi shqiptar që e meriton një kompliment nga ti tani, si edhe një emër personazhi që ti tani do i ktheje një “thumb” nga skena e “Zemër Luana” dhe na zbulo arsyet pse! Përgjigju me valle ose lahu në halle”.

Kështu aktorja vendosi të përgjigjej duke thënë se komplimenti i saj fillimisht do ishte për Einxhel Shkirën, por duke qenë pjesë e programit të sotëm ajo nuk mund ta përmendte, ndaj vendosi që një kompliment meritonte aktorja Arjola Demiri, me të cilën u tha se nuk kishte më miqësi, por si duket sonte vendosi të tregonte se vazhdojnë ta duan njëra-tjetrën. Ndërsa personit të cilit do i dërgonte një “thumb” ishte për regjisoren Driada Dervishi dhe arsyeja ishte sepse “s’më ka ftuar të luaj më në shfaqje”, tha Monika./


Shtuar 13.02.2023 12:59