“Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari”, emocionon Aurela Gaçe, këngëtarja e njohur apel qeveritarëve

Aurela Gaçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku jep një mesazh të fortë për situatën aktuale në vend, teksa protestat e dhunshme kanë paralizuar kryeqytetin.

Dhjetëra efektivë policie dhe protestues kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë të specializuar, ndërsa vendi kaosi duket se po shtohet çdo ditë e më shumë.

Të lidhura

None found

Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar bën thirrje që të ndalet dhuna, por duket se ka një mesazh edhe për qeveritarët duke i kujtuar sa e shtrenjtë është jeta krahasimisht me postet e tyre.

Në instagramin e vet, ajo shkruan: “Pse gjithmonë ky fati ynë kështu? Stop vëllavrasjen!”, ndërsa e ka shoqëruar me foton që mban mbishkrimin: “Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari”.


Shtuar më 17.10.2026 23:00