Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak momente më parë në Laç, pranë gjimnazit të përgjithshëm në Kurbin.

Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit./albeu.com


Shtuar 13.02.2023 12:58