Vranë me kaçavidë 34-vjeçarin, Gjykata e Krujës lë të lirë dy vëllezërit

Dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri të akuzuar për vrasjen me kaçavidë të 34-vjeçarit Indrit Ndoj, janë lënë të lirë nga gjykata e Krujës. i cili u gjet i vdekur më 21 tetor të vitit që shkoi në një kanal në Fushë-Krujë.

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës ndaj dy vëllezërve Sajmir e Landi Miri, duke u caktuar masën e sigurisë ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje, nga arrest në burg që ishte më parë.

Dy vëllezërit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.

Ndoj u gjet i vdekur 21 tetor të vitit të kaluar në një kanal në Fushë-Krujë, ndërsa autorët kanë deklaruar se në momentin që janë larguar, ai ishte ende gjallë. /albeu.com

 

 


Shtuar 1.02.2023 13:49