Presidenti francez, Emmanuel Macron, i pyetur sot në Hagë për mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë për ta ndihmuar vendin të përballet me pushtimin rus, u përgjigj se “asgjë nuk përjashtohet në parim”.
Ai foli për “kriteret”, përpara çdo vendimi, siç është “formulimi” i një “kërkese” nga Ukraina, që “nuk shkakton përshkallëzim” dhe që “garanton se nuk ka asnjë gjasë të prekë territorin rus, por të ndihmojë përpjekjet e rezistencës” dhe “të mos dobësojnë potencialin e ushtrisë franceze”.
“Parimisht asgjë nuk përjashtohet,” tha presidenti francez, ndërsa theksoi se ukrainasit “nuk kanë bërë një kërkesë të tillë për momentin .”
Vendimet merren “sipas kërkesave të bëra dhe jo sipas thashethemeve që qarkullojnë”, nënvizoi presidenti francez, duke sqaruar se ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov pritet të diskutojë të martën me homologun e tij francez Sébastien Lecorny.
Kujtojmë se pas disa javë hezitimi, Berlini vendosi të mërkurën e kaluar të dërgojë 14 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë dhe të lejojë vendet e tjera evropiane të furnizojnë me tanke të ngjashme Kievin.
Megjithatë, dje kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Berlini nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë./albeu.com/