Skënderbeu ka harruar që të mundet e tani korçarët marin pikë edhe në Laç, ndonëse kanë qenë me fat, për shkak se rastet e vendasve kanë qenë të shumta por portieri Rexhepi është treguar në superformë duke ndihmuar skuadrën e tij që të mos pësojë në këtë ndeshje.
Një pikë që vlen shumë për ekipin e Migen Memellit, që tashmë mendon të shpëtojë direkt e jo më me ndeshje “Play-Off”, ndërsa duhet theksuar se, me këtë barazim në fushën e vet, Laçi lë dy pikë, e duket se rruga e titullit duket më e largët dhe shumë e vështirë, ndërsa tashmë, kurbinasit duhet që të sigurojnë Europën, ndryshe, sezoni dështon totalisht.