Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen ose të shkojë të dëshmojë në SHBA pas arrestimit të McGonigal, ish zyrtarit të lartë të FBI.
Sali Berishëa iu drejtua foltores së Kuvendit ku bëri thirrje që kryeministri të ishte i pranishëm.
Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.
Berisha: Shqipëria gjendjet në epiqendër të një cikloni që do poshtëronte cdo vend të madh. Kryeministri i Shqipërisë, ministra të tij, këshilltarë të tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe sigurinë e vendeve të lira. Skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme oas arrestimit në aeroport të ish agjentit të FBI nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë ka fshehur, ka manipuluar, falsifikuar dokuemnte, ka marrë poprosi me para nga zyra e kryeministrit për të lobuar për paratë ruse. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter, pa moral, në vend se ta denonconte në shtetin e tij e ka pëqrdorur për qëllime të tij kudnër opozitës. Kjop ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA.
Nikolla: Ju lutem Berisha, edhe 2 minuta kohë.
Berisha: Ne qëndrojmë sot deri pasnesër në drekë po deshje se ky kryeministër ka përdorur postin për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës. Rama të vijë këtu ose të japë dorëheqjen.
/Albeu.com/