Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë. Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i përket shtetasit Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.
Trupi u gjet në një pus uji, teksa BalkanWeb shkruan se Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit, pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej afërmve.
41-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa.
Trupi i pajetë sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës dhe po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /albeu.com