Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur lajmin se nënvarianti i ri i koronavirusit HBV.1.5 është më infektues se të gjithë variantet e tjera që kanë qarkulluar deri tani. HBV.1.5 është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në të gjithë botën.
Dr Maria Van Kerkhove, epidemiologe, u shpreh se nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar tashmë në 29 vende dhe ndoshta ekziston edhe në më shumë në realitet. Lloji i ri ka mutacione që e lejojnë të infektojë dhe të shumohet shpejt.
“Ne jemi të shqetësuar për avantazhin e tij të transmetimit . Sidomos në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, kryesisht në verilindje të SHBA, HBV.1.5 ka zëvendësuar shpejt variantet e tjera që ishin në qarkullim,” tha ajo, duke vënë në dukje se së shpejti do të publikohet nga OBSH një vlerësim rreziku për HBV.1.5.
Agjencia shëndetësore e OKB-së me bazë në Gjenevë ka kritikuar për herë të parë sjelljen e Kinës. OBSH deklaroi se vendi nuk po pasqyron shifrat e vërteta epidemiologjike për situatën.
OBSH pritet që së shpejti të takohet sërish me shkencëtarët kinezë ditën e sotme për një përditësim rreth situatës globale të Covid-19.