Shifra rekord në Greqi, 3 197 raste të reja në 24 orë

Greqia ka regjistruar 52 viktima dhe 3 mijë e 197 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Raportohet se ka rënie të numrit të pacientëve të intubuar në 732 ndërkohë që javën tjetër fillon sezoni turistik.

Vendi fqinj ka nisur një proces rihapjeje, teksa në datën 14-15 maj pritet një hapje thuajse totale e vendit pa barriera për turistët e huaj që priten të vizitojnë Greqinë. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 16:51