Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në vend, a po i vjen fundi?

Situata e Covid-19 në vend  sipas ekspertëve është e qëndrueshme, ndërsa rastet e reja, shtrimet në spital dhe fatalitetet nga koronavirusi janë ulur ndjeshëm.

Dy nga spitalet Covid kanë mbyllur dyert ndërkohë që pavarësisht rënies së rasteve, sërish bluzat e bardha bëjë thirrje për kujdes të shtuar në mënyrë që vendi të mos kalojë në një valë tjetër të virusit.

Ndërkohë sipas postimeve në faqen zyrtare të ministres Manastirliu, deri tani janë kryer 612 mijë vaksinime në të gjithë Shqipërinë.

Konkretisht:

11 maj 2021, 4 viktima

10 maj 2021, 4 viktima

9 maj 2021, 1 viktimë

8 maj 2021, 3 viktima

7 maj 2021, 2 viktima

6 maj 2021, 3 viktima

5 maj 2021, 1 viktimë

Në total, në 7 ditët e fundit janë shënuar 18 viktima. /albeu.com/

Shtuar 11.05.2021 04:05